Hashim Thaçi: Nuk ka komb kosovar, shqiptarët kudo që jetojnë janë shqiptarë!

thaci-fevziu“Nuk ka komb kosovar, shqiptarët kudo që jetojnë janë shqiptarë”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka identitet shtetëror, por identitet kosovar nuk ka dhe nuk do të mund të ndërtohet ndonjëherë një identitet i tillë. Ai ka thënë në Opinion te Blendi Fevziu se Kosova është shtet multietnik dhe ai që pretendon të ndërtojë shtet njëetnik në Ballkan do të jetë i dështuar.

Thaçi tha se në Kosova ka pasur më herët pretendime edhe të ndërtimit të identitetit jugosllav por nuk kanë pasur sukses. “Kush tenton të krijojë identitet të qytetarisë kosovare është në rregull, por jo identetit kombëtar kosovar”, u shpreh Thaçi.

Foli edhe për flamurin kombëtar. “Shqiptarët kudo që janë kanë një flamur kombëtar. Flamuri shtetëror i Kosovës është diçka tjetër. Flamuri kuq e zi aq sa është i juaji aq është edhe i imi, ne kemi flamurin e përbashkët shqiptarë, me të cilin edhe kam luftuar”, u shpreh Thaçi, duke mos e fshehur dëshirën që të ketë një kombëtare të vetme të futbollit, e madje tha se do të dëshironte të kishte edhe një qeveri të përbashkët.