Është koha që vetë politikanët shqiptar të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e ketyre zgjedhjeve tha Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo.
Gjatë takimit i cili u mbajt në Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi në kuadër të prezantimit të projektit“Samiti i parë i diasporës ne Tirane” , në pyetjen se si e sheh pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi pas zgjedhjeve parlamentare, ambasadori Ernal Filo u përgjigj se është zhgënjyese që shqiptarët arriten të marrin vetëm një mandat deputeti. Është koha që vetë politikanët shqiptar të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e ketyre zgjedhjeve tha Filo, transmeton TV Teuta.
Në takimet e mbajtura para zgjedhjeve , ambasadori tha se politikanet shqiptare janë këshilluar që të dalin të bashkuar, por përseri ato u ndanë në tri lista, gjë e cila ndikoj në rezultate. Megjithate, ambasador Filo shtoj se Shqipëria cdo herë do të jetë në krah të shqiptarëve në Mal të Zi, qoftë në aspektin politik, kulturor ,arsimor apo atë shoqëror.