KSHZ: Nuk do të ketë përsëritje votimesh as në 4 qendra në Tuz dhe 2 në Ulqin

tuziKomisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) vendosi sot që mos të përsërisë zgjedhjet në katër qendra votimi në Komunën urbane të Tuzit, si dhe dy në Ulqin, shkruan portali Ul-info.

Vendim të njëjtë para disa ditësh sollën edhe Komisionet komunale zgjedhore (KKZ) të Ulqinit dhe Podgoricës.

Ankesën në vendimet e KKZ-ve Komisionit shtetëror zgjedhor ia dërgoi Koalicioni shqiptar „Me një qëllim“ (PD-IQ-LDMZ-Perspektiva).

Edhe pse anëtari i Komisionit nga radhët e Koalicionit „Shqiptarët të vendosur“ (Forca-UDSH-ASH) votoi pro përsëritjes së zgjedheve në këto gjashtë qendra votimi, kjo nuk mjaftojë që ankesa e koalicionit „Me një qëllim“ të pranohet.

Nga 15 vota të nevojshme, për miratimin e ankesës votuan vetëm 9 anëtarë të KSHZ-së.

Vlen të përmendet që komisionari i listës së „Lidhjes demokratike të Shqiptarëve“ votoi për përsëritjen e dy vendvotimeve në Ulqin, ndërsa kundër për rivotimin në katër qendrat e votimit në Komunën urbane të Tuzit. /UL-info/MALESIA.ORG/