Albert Stanaj ka pasur një paraqitje fantastike mbrëmjen e së mërkurës në emisionin më të ndjekur amerikan Jimmy Fallon Show’.
Këngëtari shqiptar me origjinë nga Malësia, Albert Stanaj, u vlerësua lartë për performancën me këngën ‘Ain’t love strange’.
E me këtë paraqitje të këngëtarit shqiptar ka qenë i kënaqur edhe vet autori i emisionit, i cili në fund ka shkuar e ka përqafuar 22 vjeçarin.
Paraprakisht, Jimmy në dorë mbante edhe albumin e këngëtarit, të cilin tha se vlen ta kemi në koleksionin tonë. /MALESIA.ORG/