Këtë vit, për të pestin vit me radhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë 2016.
Nisja e maratonistëve do të bëhet nga Ulqini, ndërsa caku përfundimtar do jetë në Shkodër.
Më 28 Nëntor 2016, në orën 9:00, do të fillojë shenimi i kësaj dite madhore për shqiptarët, ku secili do bashkohet për të festuar. Duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve, organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë të bëheni pjesë e kësaj gare, ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi fakti që vrapojmë bashkë.
Risi e këtij viti dhe lehtësim në pjesën organizative është regjistrimi online, i cili mund të bëhet përmes web-faqes http://marathon-ulsh.org/ .
Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes kontakteve:
+382 30 411 302;
e-mail: knsh@t-com.me
Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tre vendet e para. Përveç maratonës, tashmë tradicionale, KKSH-ja do të organizojë edhe aktivitete të tjera kulturore.