Në QKI “Malësia” në Tuz, Teatri “Migjeni” nga Shkodra do të shfaqë pjesë nga krijimtaria e Migjenit

migjeni-per-migjeninMe rastin e 105-vjetorit të lindjes të njërit ndër poetët më të mëdhenj shqiptar, Millosh Gjergj Nikollës – Migjeni, artistët shkodran do të shfaqin pjesë nga krijimtaria e tij.

Në QKI “Malësia” në Tuz, do të keni mundësi të përcjellni shfaqjen e radhës të Teatrit “Migjeni” nga Shkodra të titulluar “’Migjeni’ për Migjenin”, e cila do të mbahet me datën 10 nëntor 2016 me fillim në ora 19:00.migjeni-per-migjenin