Mbreme u mbajt takimi i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”

forca-udsh-ash-02Mbreme ne Ulqin perfaqesuesit e Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur” (Forca-UDSH-ASH) kane mbajtur takimin punues lidhur me harmonizimin e platformave te perbashketa te cilat do ti prezantojne ne bisedimet ne mes te pakicave dhe bisedimet per formimin e qeverise se ardhshme.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, tha për televizionin Teuta se para disa diteve në adresë të koalicionit “Shqiptarët të vendosur” ka ardhur  nje ftese nga opozita, por e cila nuk ka te beje me oferten e cila eshte prezantuar ne media.

Sa i përket ofertës së dytë të bërë publike nga Dritan Abazoviq, sipas së cilës pakicave u ofrohet ta formojnë qeverinë të vetme, Cungu tha se për këtë nuk kanë pasur as ofertë as ftesë zyrtare për bisedime, prandaj edhe nuk e kemi diskutuar ne takimin e koalicionit  “Shqiptaret te vendosur”.

Ndërkaq, Partia boshnjake sot pati një takim me përfaqëesues të opozitës.

Përfaqsuesit e partive opozitare Miodrag Lekiq dhe Zarko Rakcevic, biseduan sot me antarët e Këshillit Qendror të Partisë Boshnjake, Orhan Sahmanovic, Adnan Muhovic, Mirza Medunjanin dhe Ervin Durakovic.

Në bisedimet që zgjaten disa orë në Podgoricë u konkludua se nuk ka asnjë pengesë që partitë e pakicave të formojnë qeverinë me përkrahjen e opozitës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira të cilat do të shprehnin vullnetin  real të qytetarëve.

Sahmanovic dhe Muhovic, të cilët janë kryetarët të Plavës dhe Petnjicës, thanë se do të kërkojnë nga Këshilli Qendror që krahas ofertë së DPS-së të shqyrtohet edhe oferta e opozitës.

Muhovic u shreh kritik ndaj partisë në pushtet duke thënë se nuk respekton marrëveshjet me Partinë Boshnjake, sidomos ato në nivelin lokal.