Promovimi i librit “Koja në rrjedhë të kohëve”

koja-libriLibri “Koja në rrjedhë të kohëve” i autorit Fran Gjeloshaj do të promovohet ditën e diel, më 13 nëntor 2016, në ora 14:00, në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills – Michigan.

“Mos e humbni rastin të jeni pjesëmarrës jo thjesht në promovimin e një libri, por në shpalosjen e vlerave tona kombëtare, e kryesisht të krahinës së Kojës, të përcjella në vepër me fakte të dokumentuara nga puna këmbëngulëse e shumëvjeçare e Z. Fran Gjeloshaj. I mbarë komuniteti shqiptar është i ftuar dhe i mirëpritur në këtë event”, shkruan në njoftimin e nënshkruar nga Këshilli i Kojës.