Qeveria e re: Sot përfundimi i negociatave, Shqiptarët një vend?

koalicioni-shqiptaret-te-vendosurNegociatat e DPS-së me partitë e pakicave (Koalicionin “Shqiptarët të vendosur”, Partinë boshnjake dhe Iniciativën qytetare kroate) hynë në finale dhe sot do të përfundojnë, mëson “Antena M”.

Siç thuhet, sot duhet të mbahet raundi i fundit i negociatave me ofertën e finalizuar dhe mbas kësaj të gjithë partitë e pakicave shkojnë në organet partiake që të verifikojnë dhe përkrahin koalicion dhe atë çfarë është rakorduar.

Njëkohësisht “Pobjeda” shkruan që Shqiptarët llogarisin në një vend në Qeverinë e ardhshme.

Kjo gazetë thekson se pakicave duhet t’i takojë resori i të drejtave të njeriut dhe pakicave, vendi i nënkryetarit për zhvillim regjional, i rezervuar për liderin e Partisë boshnjake Rafet Husoviq, gjersa në këtë parti insistojnë në vendin e ministritë të bujqësisë.

“Partitë e pakicave kërkojnë edhe një vend nënkryetari në Kuvendin e Malit të Zi”, shton “Pobjeda”.