Në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Gucisë sot u verifikuan mandatet e 30 këshilltarëve.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 16 tetor në Guci asnjë parti nuk fitoi shumicën për të formuar pushtetin lokal.
DPS-ja ka fituar 9 mandate, Partia për Guci 6 mandate, LDMZ 4 mandate, SD 4 mandate, Koalicioni Aleanca Shqiptare dhe UDSH 3 mandate, SDP 2 mandate, Partia boshnjake dhe SNP nga 1 mandat.
Megjithatë, në seancën e parë të Kuvendit të ri nuk është zgjedhur njeriu i parë i Kuvendit për arsye se ende nuk është rënë dakord për formimin e një koalicioni pas-zgjedhor i cili do të krijonte shumicën.
Seanca konstituive e parlamentit lokal të Gucisë u shënua me bojkotin e himnit të Malit të zi nga këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, shkruan Vijesti. /MALESIA.ORG/