Koalicioni shqiptar ultimatum DPS-së: Pa tre funksione nuk hyjnë në Qeveri

camaj-cungu-zenkaKoalicioni “Shqiptarët të vendosur” nuk do të hyjnë në koalicion pas-zgjedhor me DPS-në pa fituar dy vende në Qeveri dhe nënkryetarin e Kuvendit republikan, shkruan sot gazeta Vijesti.

Ky koalicion i cili është i përbërë nga Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare synon të marrin nënkryetarin e Kuvendit, ministrinë e pakicave dhe ministrinë e turizmit apo nënkryetarin e Qeverisë.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” në zgjedhjet e 16 tetorit ka fituar 1 mandat, dhe është mandati i vetëm shqiptar nga subjektet politike shqiptare. /MALESIA.ORG/