Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, i quajti spekulime informacionet se Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” i ka vendosur ultimatum DPS-së për tre vende në qeverinë e ardhshme.
Njeriu i parë i UDSH-së Mehmet Zenka është i befasuar, siç tha, nga thëniet mediatike që koalicioni “Shqiptarët të vendosur” i vendos ultimatum DPS-së lidhur me funksionet në Qeverinë e re.
Zenka, për portal Antena M, shpjegon se akoma presin që të rakordojnë platformën me partitë e pakicave.
“Kur flasim për kërkesat tona kadrovike në Qeverinë e re akoma konkretisht nuk kemi biseduar, aq më pak kemi sjell ndonjë vendim për atë se çfarë do të kërkojmë. Këto janë informacione zyrtare, të tjerat janë spekulime.
Normalisht që do të kemi kërkesa ndaj Qeverisë. Asnjë kërkesë zyrtare nuk kemi bërë. Thëniet për çfarë do lloj ultimatumi “nuk pinë ujë””, tha Zenka dhe shton që koalicioni nuk dëshiron të flasë me gjuhën e ultimatumit, por me gjuhën e marrëveshjes.
Edhe kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka mohuar spekulimet mediatike që përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” nuk do të hynë në qeveri me DPS-në, nëse nuk fitojnë të paktën dy vende në te dhe vendin e nënkryetarit të Kuvendit.
I pyetur a është e saktë që koalicioni të cilin e përbëjnë Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kërkon vendin e nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave ose ministrin e turizmit, Cungu u përgjigj negativisht.
Gazeta Vijesti me herët kishte shkruar se Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) nuk do të hyjnë në koalicion pas-zgjedhor me DPS-në pa fituar ministrinë e pakicave, ministrinë e turizmit apo nënkryetarin e Qeverisë dhe nënkryetarin e Kuvendit republikan. /MALESIA.ORG/