Përfaqësuesit e Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” deklaruan se negociatat me mandatorin e DPS-së Dusko Markovic për formimin e qeverisë së re ende nuk kanë filluar, sepse ende nuk është nënshkruar platforma e partive të pakicave, dhe se ata nuk kanë ultimatume në kërkesat e tyre.
Pas Nazif Cungut (Forca) e Mehmet Zenkës (UDSH) edhe Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare i ka mohuar lajmet se ky koalicion ka vendosur ultimatum në kërkesat drejtuar DPS-së.
Përfaqësuesi i ASH-së Nik Gjeloshaj tha se fjala ultimatum nuk ekziston në fjalorin e të partisë së tij, dhe se ende nuk pati takime zyrtare me DPS-në.
Ai tha se është arritur marrëveshja për platformën e partive të pakicave, dhe se ajo tani duhet të nënshkruhet nga kryetarët e partive.
Gjeloshaj tha se do të kenë kërkesa në nivelet ministrore.
Gazeta Vijesti me herët kishte shkruar se Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) nuk do të hyjnë në koalicion pas-zgjedhor me DPS-në pa fituar ministrinë e pakicave, ministrinë e turizmit apo nënkryetarin e Qeverisë dhe nënkryetarin e Kuvendit republikan. /MALESIA.ORG/