Rrezikohen varret shekullore nga keqbërësit në bjeshkë të Kelmendit

11422167_369482539928396_1178747044_oNe trevën tonë në Plavë Guci asnjëherë nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik, sepse autoriteteve malaziase nuk ju interesojnë ngulime te tilla me peshë historike që do ti qartësonin edhe më mirë rrënjët tona Ilire. Treva e Plavë Gucisë si kryqëzat e karvanëve dhe rrugëtimeve te tyre nëpër shekuj medoemos do jetë një thesar i çmuar ne lëmin e njohësve te trashëgimisë tonë kulturore, gjegjësisht të arkeologjisë.

Kohëve te fundit jemi dëshmitarë të dëmtimeve te varrezave shekullore në bjeshkë te Kelmendit ne Popadi në afërsi të qytetit të Gucisë. Këto gur varresh që supozohet të janë varre ilire po vidhen nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pa riparueshëm trashëgimisë ne këto treva Ilire.

Këto varre të lëna nën mëshirën e fatit dhe ndërgjegjes tonë sikur na thonë mos na shkatërroni sepse jemi në mëshirën tuaj.

Ne fund parafrazojmë një fjalë urtë italiane lidhur me shkatërrimin e Romës: “çka nuk bënë barbarët, e bënë Barberinet” (familje nobile vendase mesjetare e Romës e cila i kishte shkatërruar mbetjet e Romës perandorake antike për ti ndërtuar pallatet për veti gjatë mesjetës)!

Esad Gjonbalaj
Guci 16 Nëntor 2016

11535255_369482453261738_1833080658_o veseli-dinosha