Koja, një pjesë e Malësisë nën Mal të Zi në librin e Fran Gjeloshaj

koja-libriNga promovimi i librit “ Koja në rrjedhë të kohëve” të Fran Gjeloshaj

Pjetër Jaku

Me 13 Nëndor 2016, ditën e dielë, nga ora 2:00 Pm deri ne 4:30 Pm, në Sallën “ Gjergj Kastrioti” të Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills – Michigan, u bë promovimi i librit “Koja në rrjedhë të kohëve” të Fran Gjeloshaj. Në një sallë ku kishin ardhur, veç miqëve të autorit dhe, pothuajse, Kojasit që banonin  në Michigan, edhe nga New Yorku e Kalifornia. Pas librit të parë për Kojën, Gjeloshaj, si një hulumtues i mirë dhe i saktë, i hyri punës për ta plotësuar historikun në të gjitha fushat e zhvillimit të një  fshati model, si gjithë të tjerët në Malësi. Një libër me format mbi të zakonshmin, por jo në A-4, me 432 faqe, ku shkruhet me detaje dhe një vëmëndje skrupuloze, për zanafillën e tij, fiset dhe traditat, kulturen dhe përsonalitetet që e dirigjuan jetën atje, në një kohë shumë të vështirë, kur shteti nuk ishte i tyre, kur gjuha udhëheqëse nuk ishte e tyre, kur imponimi i godiste, si çekan çdo orë e çdo ditë, ata rezistuan me qendrimin e pashembullt, duke u kapur fort pas ruajtjes së familjes, së fisit, të krahinës, të gjithë bashkë për të jetuar pa asimilim në gojën e ujkut siç, pothuajse jetojnë edhe sot ata që kanë mbetur. Libri është i ndarë në dhjetë kapituj dhe, pas një punimi professional ( në fushën e historisë) ka përcjelljen e dy akadmikëve, Anton Nikë Berishaj, mësimdhënës në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë dhe Profesor Doktor Martin Berishaj në Lubjanë, që njihen jo vetëm në Malësi, por edhe më larg se shqiptaria në përgjithësi.

Fran Gjeloshaj, pas një pune sistematike dhe shumë të mundimëshme për moshën, ia arrin t’ia dalë me sukses një vepre dinjitoze, për të mos thënë një  vepre monumentale për vendlindjen e tij dhe shumë të tjerëve, që sot janë të shpërndarë në të gjitha anët e botës. Frani nuk ka hyrë pa njohuri dhë pa u menduar në këtë fushë, sa të vështirë aq edhe ekzakte dhe të përgjegjëshme. Në fushën e traditës, autori ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare. Pra, ndonëse nuk është historian, por një i diplomuar në teknologji, ka studiuar me pasion traditën, jo vetëm në të shkruar e të folur , por edhe atë të jetuar fizikisht, të prekur e të parë.  Në botë , prej vitesh librat biografik janë në modë. Është një letërsi jo vetëm e kërkuar dhe e lexuar, por edhe motiviuese. Brezi i ri fikson jetesën e të parëve të tyre, vazhdon të edukohet për t’i bërë ballë çdo vështirësie që mund t’u paraqitet, ndaj këta lloj librash e kanë një funksion më të drejtëpërdrejtë se një vepër mirëfilli artistike, siç është proza e shkurtër dhe e gjatë, poezia apo çfarëdolloj krijimtarie tjetër. Këta libra janë një fotografim real por, edhe artistik i jetës së atëhershme, i bukurisë së saj, të cilën e bënë ashtu ata që e jetuan atëherë, për të cilët duhet të di çdo brez pasardhës.

Stafi i përgaditjes së librit është:

Kopertina vepër e piktorit të njohur Gjelosh Gjokaj, titulluar “ Sofra”, botues Shoqata “Illyricumi” Tuz, shtypur në Shtypshkronjën M-print Podgoricë, redaktor prof.dr. Anton Nikë Berishaj, recensentë, prof.dr. Martin Berishaj dhe historian Pjetër Ivezaj, lektor shkrimtari Fran Camaj. Cilësia e  botimit në një nivel të admirueshëm. Moderator i këtij promovimi ishte  Kryetari i Lidhje së Intelektualëve Shqiptaro-Amerikan Nua Ivanaj, i cili pasi prezantoi programin, bëri një biografi të shkurtër të autorit dhe theksoi rëndësinë e librit, si: “Per Kojen ka pak shkrime, dokumente arkivore e arkeologjike dhe se shume punime nga autore te huaj paraqesin te paverteta per Kojen, vleresoj se kjo veper ka rendesi te posa me per te verteten e historise se Kojes.” Sipas programit ia dha fjalën për të përshëndetur famullitarit të kishës “ Zoja Pajtore”, Dom Ndue Gjergjit,i cili pasi foli për rëndësinë e librit në ditët e sotme, u ndalua tek fisksimi historik e kulturor i vendeve prej nga vijmë, si një ngjarje serioze në jetën e secilit. Folësi kryesor, publicisti injohur Rush Dragu ( autor librash ), u ndal konkretisht në vlerat e librit, sidomos në vlerën e shtuar dhe të sjellur me përmirësime të dukshme, krahasuar me librin e  mëparshëm. Folësi e shpreh kështu rëndësinë e librit: “Një punë voluminoze më shumë përkushtim për vëllezërite e Kojes,duke sjell pasqyra me rënditje sipas një logjike tradicionale krahinore. Me emra kryesues vëllezerishe sipas dekadave deri thellë në histori,me vendndodhje të vjetra e të reja,brënda dhe jashte territorit të Malit të Zi e bëjne shkëncerisht më të domosdoshëm për të qënë në bibliotekat e shqiptarve dhe më teper. Ato tashmë janë deshmi të dokumetuara dhe jo gojore që koha mund edhe ti shlyejne por duke qënë dokumet u flasin më mirë brezave që do të vinë pas nesh.”

Një temë interesante mbajti dhe studiuesja Vera Ivanaj, e cila u ndalua më së shumëti në veshjen e zakonet e malësoreve, sidomos në xhubletën 4 mijëvjecare. Folësja thëksoi: “…pa droje do të them se Z. Fran Gjeloshaj është një monument njerëzor që mbart në vetvete vlerat e një malësori fisnik e të ndershëm, me një atdhedashuri të pafund e me një intelekt të lindur nga natyra e të pasuruar gjatë jetës. Dhe… Në këtë libër trajtohet edhe një nga plagët më të thella të shoqërisë shqiptare, emigrimi. E jo vetëm në Kojë, por në shumë krahina të thella të trojeve tona kemi një shpopullim masiv, e për pasojë e kaluara mbetet në terr dhe mbulohet nga pluhuri i harresës, prandaj kjo vepër vjen si një pishtar që e ndriçon atë.”

Historiani Mark Palokë Gjokaj, i cili ka shkruar edhe ai librin “ Koja-emër në gurë”, vlerësoi punën serioze  dhe shumë të vështirë që ka bërë Gjeloshaj për ta gdhendur historinë e Kojës në 750 faqe, për durimin dhe këmbënguljen, që një punë e nisur të çohet deri në fund. Me këtë libër, Koja është e gdhendur, pothuajse në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, me një histori të plotë. Nikollë Nucullaj u ndalua te kultura letrare dhe te përsonalitetet e këtij fshati, duke përmendur emra krijuesish që janë prezantuar me libra dhe kanë pasur sukses në botimet e tyre, në poezinë për të rritur, për fëmijë, në prozën publicistike e shumë aspekte të tjera të jetës  së një bashkësie model. Pas përshëndetjes së Nik Ivanaj, i cili tha se krenohej me punën  e Fran Gjeloshaj dhe bëri thirrje për ta ndihmuar, pasi Frani ende ka energji krijuese, moderatori i këtij takimi promovues lexoi letrat që kishin ardhur nga Anton Nikë Berishaj professor në Universitetin Kalabrez të Arbëreshëve të Italisë, të lektorit të librit, shkrimtarit Fran Camaj. Aktivisti i njohur  në shqiptarët e Amerikës, Kryetari i Liges Shqiptaro-Amerikane të Dio Guardit për Degën e Detroitit, nëjherësh edhe një kojan  i mirë, ndihmues kryesor në botimin e këtij libri, Marash Nucullaj e filloi fjalën e tij kështu : “ Thonë se ai që flet i fundit e ka të vështirë, por unë e kam krejt të kollajt, se s’kam ça flas ma!” E, megjithatë, Marashi nuk e la foltoren pa e theksuar rëndësinë e librit në çdo faqe të tij.

“ U mundova të përqendrohem për një pikë të rëndësishme në faqen “X” e prapë kalova më tej. Në çdo faqe gjëja  veten time nga çfarë dija e çfarë më kishin thënë të parët e mi. Të flisja për secilen faqe është e pamundur, ndaj po përshendes autorin duke i uruar jetë të gjatë e shëndet të mirë për vepra të tjera, që të na ndihmojë dhe ne për të ruajtur veten dhe fëmijët, brezat që do vijnë nga asmilimi dhe harresa e historisë së tyre. Në të arthmen , ne gjithësecili malësor, ka me ça të mburret, pasi vetëm librat na përjetësojnë. Mësimdhënësi nga Malësia Shtjefen Palushaj lexoi një poezi që ia kishte kushtuar autorit. Fran Gjeloshaj falenderoi stafin  që e përgaditi librin për botim dhe të gjithë të pranishmit, duke theksuar se Koja  është një lis me dhjetë degë, ku secila prej tyre mban gjallë trungun dhe rrënjët, si dhe duke  preznatuar punën me një libër që do e ketë së shpejti me poezi elegjiake dhe rapsodike. Në emër të Këshillit të Kojës, kryetari i këtij Këshilli Pjetër Ulaj i dha një mirënjohje që e kishin përgaditur për këtë rast.

Në këtë aktivitet ishin të pranishme edhe mediat e interesuara si: Revista Kuvendi, ACTV dhe Albdreams.net

Pas promovimit të pranishmit moren librin e sapobotuar me firmen e autorit dhe për ta u shtrua një koktel.