Mali i Zi me shumë mundësi në dhjetë ditët e ardhshme do të fitojë Qeverinë e re, jozyrtarisht mëson Antena M.
Siç deklaroi për këtë medium lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, partia e të cilit është pjesë e koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, gjatë fundjavës kishin takim me delegacionin e DPS-së lidhur me koalicionet eventuale.
“Kryesisht kemi folur për platformë, ku gjetëm shkallë të lartë të mirëkuptimit”, tha Zenka dhe shton: “Mbetet vetëm të flitet për çështje kadrovike dhe mendoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”.