Nimanbegu: Presim ndryshime vetëm nëse realizohen kërkesat tona

genci-nimanbeguBartësi i listës së Koalicionit “Shqiptarët të vëndosur” Genci Nimanbegugjatë një interviste per portalin nga Kosova Gazeta e Re” ka shpalosur situatën aktuale dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.

Në pyetjen se a prisni të ketë ndryshime pozitive për shqiptarët në Mal të Zi, Nimanbegu është përgjigjur se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” ka hartuar një Platformë Politike të cilën do ta prezantojë dhe ajo do të jetë bazë  për hyrje në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Nëse kërkesat tona do të kenë përkrahje dhe vullnet që më në fund të fillojnë të realizohen, atëherë edhe ne do të hyjmë në shumicën e re parlamentare dhe mund të kemi ndryshime pozitive për shqiptarët. Përndryshe, nëse kërkesat tona elementare dhe të kamotshme përsëri nuk përfillen, atëherë nuk mund të presim lëvizje pozitive as për shqiptarët, sepse kërkesat dhe të drejtat e popullit shqiptarë mund të realizohen vetëm përmes subjekteve politike shqiptare.

Ne si shqiptarë kemi gatishmëri dhe kapacitet, ashtu si edhe deri tani, por mungon realizimi nga ana e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore.

Nëse ky dallim me politika të ndryshme zbutet dhe fillon investimi që do të rris punësimin, infrastrukturën në zona më pak të zhvilluara në Mal të Zi atëherë edhe për Shqiptaret do të fillojnë ndryshime pozitive”, deklaroi Nimanbegu për portalin “Gazeta e Re”.

Ai më herët kishte deklaruar se pa garancë nga faktori ndërkombëtar, nuk do të nënshkruajnë marrëveshje me DPS-në, për arsye se në të kaluaren marrëveshjet nuk janë respektuar.

Në lidhje me përdorimin e flamurit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, deputeti Nimanbegu shpjegon se si pasoj e paqartësive mes Ligjit për simbolet dhe Ligjit për rendin publik, mbajtësit e flamurit shqiptar mund të gjendet para situatave ku edhe mund të dënohen.

INTERVISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE LINKUN NE VAZHDIM:

Genci Nimanbegu: Në Mal të Zi mund të dënohesh nëse në vendet publike e mbanë flamurin kombëtar (Intervistë)