“Tifozat Kuq e Zi” me gjest madhështor për ditën e Flamurit – Do të ndihmojnë dy familje nga Presheva dhe Tuzi

tkzTifozët e kombëtares shqiptare “TKZ” nëpërmjet një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se do të organizohen për tu dalë në ndihmë dy familjeve në nevojë.

Ata kanë hapur një llogari që secili mund të kontribuojë në mbledhjen e ndihmave që do tu dërgohen dy familjeve, njërës nga Presheva dhe tjetra nga Tuzi.

Më poshtë është postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”:

Të nderuar tifozë,

Tifozat Kuq e Zi, për nder të ditës sonë të shejtë, ditës së Flamurit, do të dhurojnë ndihma për dy familje, një nga Presheva dhe një tjetër nga Tuzi.

Duke shpresuar në kontributin e juaj, Tifozat Kuq e Zi ftojnë secilin nga ju që keni mundësi, të kontriboni në mirëqenien e tyre.

Për të gjithë ju që nuk keni mundësi të dorëzoni të hollat tek përfaqësuesi, kontributet e juaja mund ti dorëzoni nëpërmes xhirollogarisë tek Ermira Bytyqi deri me datën 27/11/2016.

BKT Prishtinë: IBANI: XK051901541021321132 SWIFT KODI: NCBAXKPR NR I KLIENTIT: 701541021

BKT Tiranë: LEK SWIFT: NCBAALTX IBAN NE ALL: AL8020511021001870CLIDCLALLB NR KLIENTIT: 402001870

EURO SWIFT: NCBAALTX IBAN NE ALL: AL4720511021001870CLIDCFEURB NR KLIENTIT: 402001870

Tifozat Kuq e Zi kanë vendosur që këto dy familje, do të pranojnë ndihmat tona pa prezencën e mediave dhe të fotografive.

Për informata shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni Nexhat Boriqi + 381628942910 – Preshevë dhe Leon Gjonaj +38269066199 – Malësi.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi