Veç një vend në Qeveri për Koalicionin “Shqiptarët të vendosur”

forca-udsh-ash-02Edhe pse nga mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi Dusko Markovic kanë kërkuar dy vende ministrore dhe një të zëvendëskryeministrit për sistem politik, përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) në Qeverinë e re do të fitojnë vetëm ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë citon njërin nga negociatorët nga ky koalicion, i cili pohon se “Shqiptarët të vendosur” akoma nuk kanë dakorduar asgjë me Markovic-in.

Ai tha se me DPS-në negociojnë rreth platformës dhe nuk kishte bisedime rreth ndarjes së funksioneve.

“Për ne është e rëndësishme që fillimisht të dakordohemi rreth principeve politike, sepse në Qeveri nuk hyjmë për shkak të karrigeve. Negociatat kanë dinamikën e vet dhe deri tani kemi kaluar gjysmën e platformës”, shtoi bashkëbiseduesi i “Vijestit”.

Nga ky koalicion, më herët kanë deklaruar se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje me DPS-së pa praninë e faktorit ndërkombëtar i cili do të jetë garancë për zbatimin e marrëveshjes.