Në Ulqin themelohet teatri “Teuta”

teatri-teutaNë galerinë e Qendrës për Kulturë teatri “Teuta” para disa ditësh mbajti konferencën e parë për media ku për opinionin shpalosi qëllimet e veta. Si qëllim primarë kanë cekur ringjalljen e jetës teatrale dhe kulturore të qytetit. Drejtori i teatrit, Munib Abazoviq tha se ky teatër është themeluar më tepër për brezat e rinj, për ato të cilët duhet të rriten në frymën artistike. Në kuadër të teatrit do të punojë staf profesionist i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar, të cilët për publikun vendas dhe të huaj do të sjellin shfaqe kombëtare dhe ndërkombëtare të zhanreve të ndryshme.

Antarët tjerë të kryesisë siç janë: Muho Uruçi, Edina Mustafiq, Jetmira Hoxha, Bashkim Alaj, Albana Kurti Zeçeviq, Suad Bejta dhe Eliana Peku janë më se të lumtur që realizuan ëndrrën e tyre të fëmijërisë, realizuan që në fund dhe Ulqini dhe ulqinakët të kenë mundësi të njihen më nga afër me bukurinë dhe mrekullinë që sjellë skena.

Teatri “Teuta” ka pasur takime dhe me institucione publike, me komunën e Ulqinit dhe me Qendrën për Kulturë, me të cilët nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Kryetari i Komunës, Nazif Cungu dhe drejtori i Qendës për Kulturë Astrit Salaj shprehën gaditshmërinë e tyre që ti ndihmojnë si nga ana financiare, ashtu dhe nga ana institucionale. Njëri ndër takimet që zhvilluan ishte ai me televizionin “Teuta” të cilët do ti mbështesin në rrugën gjatë zhvillimit të tyre.

Kryesia e “Teutës”paralajmroj që shumë shpejt në skenë do të sjellin dhe shfaqen e parë e cilla titullohet “Nana” dhe është e zhanrit dramë.