Shfaqje e Teatrit “Migjeni” nga Shkodra – “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”

Me daten 07.dhjetor 2016, me fillim në ora 19h, në QKI “Malësia” në Tuz do të paraqitet Teatri “Migjeni”
nga Shkodra me shfaqjen “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe” nga Bashkim Kazeli.

Drama “Nene Tereza kur ishte Gonxhe” sjell bijën e kombit Shqiptar në hapat e parë të saj të thirrjes, në jetën brenda familjes  Bojaxhi në Shkup.

Në regjinë e Merita Smajës, kjo dramë vjen e interpretuar nga aktorët Kristjana Dodaj në rolin e Gonxhes, Frederik Fistani të  babait Nikollës, Raimonda Marku të nënës Drande, Eliona Shkreli të motrës Age, Eder Boshnjaku të vëllait Lazer, Simon Shkreli në rolin e doktor Shulja, Infermierja nga Sara Smaja, Kaçaku nga Astrit Fani,
Lorenco nga Nikolin Ferketa. Publiku do të njheh me momentet me kulminante të familjes Bojaxhiu, përplasjet me pushtuesit dhe krizat politike të kohës, dëshiren e madhe te Gonxhe Bojaxhiut për tu bërë murgeshë dhe lidhjet e saj me Zotin.

Kjo dramë vjen ne kuader te manifestimit DEUS (Skena artistike e dhjetorit).

Ju mirëpresim.

Shërbimi informativ i QKI “Malësia” Tuz

posteri_nene_tereza