Ne si shoqëri gjithmonë e më tepër po përpiqemi të promovojmë barazinë gjinore dhe po përpiqemi t’i vëmë në një peshore ku do të peshojnë dy gjinitë njëjtë si femrat ashtu edhe meshkujt, por sa po arrihet qëllimi dhe sa fort po angazhohemi nesi shoqëri për të arritur këtë qëllim?
Çdo femër duhet të angazhohet në kontributin e diturisë, urtësisë dhe agjendën sociale të shoqërisë. Egzistimi i feminizmit është kuptuar në shumë aspekte, është dëgjuar në tregimet e femrave, është ndje në betajat e tyre për barazi gjinore. Feminizmi është pjesë e energjisë, arritjes dhe forcës së çdo femre, por sa jemi të përkrahur nëkëtë shoqëri në këtë botë mashkullore?
Shoqëria jonë duhet të siguroj dhe të arrijë atë pikë që femrat të jenë në gjendje të jetojnë jetën që ata e zgjedhin për vehten e tyre, të kenë qasje në kujdesin dhe burimet për të qenë të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kuadër të shoqërisë së tyre, të jenë në gjendje të përmbushin potencialin e tyre individual dhe krijues në bazë të dëshirave të veta dhe aftësisë, mos të kenë frikë nga burrat, nga besimi fetar, apo nga rrethanat shoqërore dhe politike.
Progresi dhe arritja e barazisë reale gjinore në tri fushat bazë, në familje, në fushën social-ekonomike, si dhe në jetën politike dhe publike, nuk mund të vijë spontanisht dhe as vetëm nëpërmjet shpresave për iluminimin e shoqërisë. Sigurisht që në promovimin e të drejtave të gjinisë femërore dhe parandalimin eformave më ekstreme të shkeljes së këtyre të drejtave, sikurse është dhuna gjinore, lipset më shumë angazhim për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.
Fakti që të drejtat e gjinisë femrore janë legalizuar si pjesë integrale e të drejtave të njeriut, është një hap progresiv në rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Por retorikat patetike për respektimin e të drejtave nuk mund të fshehin realitetin gri, disavantazhet, pengesat dhe problemet sociale me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status të barabartë në shoqëri.
Shoqëria është e nevojshme që te gjinia femrore të shohë fuqi dhe të mbështesin njejtë si gjininmashkullore. Të ndalojnë diskriminimet dhe padrejtësitë ndaj femrës. Femrat janë natyrë ndryshe, kanë madhështinë përbrenda, kanë intuita, instikte dhe çdo situatë dinë ta kthejnë në favor të të tyre, pastaj të qenunit nënë i bën shumë natyrë të dhimbëshme dhe ua shtonë mëshirën dhe i përmbush në çdo aspekt.
Shprehja se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua që punon fort duhet të ndryshojë. Kjo grua që punon fort duhet të punojë për vete, duhet që veten ta ngritë aty ku e meriton e jo një burrë. Femra duhet të punoj fortë për karrierën e vet e jo të dikujtë tjetër, pa marrë parasysh të bashkëshortit, vëllaut apo dikujt tjetër. Prandaj krijoni jetën në bazamente të forta.
Femrat nuk duhet të pajtohen me gjendjen e krijuar, pamarparasysh se kanë pikpamje të ndryshme, kulturë, gjendje socio-ekonomike, relegjioni, orientimi, aftësia ose besimi për të kuptuar se gratë nënevojë janë gra në nevojë, dhe se të gjitha gratë meritojnë respekt dhe përkrahje nga shoqëria. Femrat duhet të punojnë së bashku kundër diskriminimit gjinorë dhe të përqafojnë: kultivimin dhe përdorimin e talenteve femrore, përvojat unike kulturore dhe politike, aftësitë dhe angazhimin në solidaritetin me tëgjitha femrat tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Shoqërisë tonë do t‘i duhet të përshkruajë një rrugë ende të gjatë për të mbërritur në atë “stacion” të historisë, ku barazia gjinore të jetë pranuar si një realitet i ri, ku burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Përfshirja më gjerësisht e shoqërisë civile, pjesëmarrja e komunitetit dhe marrja e përgjegjësive nga pushteti vendor, fuqizimi i familjes dhe nxitja e një kulture të re të respektimit të të drejtave të gjinisë femrore, janë çelësi për të çuar përpara aksionin civil për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës. Vetëm në kontekstin e këtij aksioni permanent dhe gjithëpërfshirës do të mund të parandalohen dhe eliminohen gradualisht krimet në familje dhe format e dhunës gjinore.
Femrat nëse duan suksesë dhe nëse duan ta prekin lavdinë atëherë nuk duhet të ndalen, duhet të ecin përpara dhe të mos u kushtojnë rëndësi dekurajimeve që vinë nga njërëz që kanë dështuar ose që duan t’i fshehin mangësitë e tyre duke vënë në pah të tonat. Të nderuara duhet që t’i arrijmë qëllimet tona dhe së pari të krenohena me veten, kur kjo ndodh edhe të tjerët s’kanë nga t’ia mbajnë.
E pra, të qenunit femër në shoqërinë tonë është në vetëvete një sfidë e vështirë. Këtë vështërsi se kupton çdo lloj injoranti që mund të flasë çka mos për një femër, por as një ditë të vetme s’do mund ta përballonte në lëkurën e saj. Ne femrat jemi natyrë luftëtare dhe besoj se kështu do jemi deri në fund…
Gjithmonë do të ketë sfida me të cilat duhet të përballemi !