Këshilltari i Partisë Boshnjakë në Komunën Urbane të Tuzit, njëkohësisht edhe Deputet në Kuvendin e MZ, Nexhad Dresheviq, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e dispozitave të Statutit të Kryeqytetit, i cili përcakton se në Komunën Urbane të Tuzit është në përdorim zyrtar edhe Gjuha Shqipe.
Dresheviq konsideron se kjo dispozitë është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas Dresheviq, në teritorin e Komunës Urbane të Tuzit, jeton një numër i konsiderueshëm i pakicës kombëtare boshnjake, të cilëve duhet në mënyrë eksplicite tu sigurohen të gjitha të drejtat e garantuara nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjin, duke përfshirë të drejtën për gjuhën e tyre, dhe kjo është gjuha boshnjake. “E drejta e gjuhës është një nga të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe aktet juridike ndërkombëtare, në veçanti në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Me këtë dispozitë të tillë përjashtohen, një nga të drejtat themelore të qytetarëve të pakicave boshnjake dhe kjo është e drejta për të përdorur gjuhën e tyre “, thuhet në iniciativën e Dresheviqit.
Në iniciativën e Dresheviq, gjykatës i ka dorëzuar sqarim Veselin Vukçeviç, sekretar i Kryeqytetit, i cili konstaton se duke pasur parasysh se në trevën e Komunës Urbane të Tuzit shumicën e popullsisë e përbëjnë pjesëtarët e popullit shqiptar, tregon qartë se dispozita e kontestuar është e bazuar në ligj, sepse aty ku shumica i takon popullatës pakicë, në këtë rast populli shqiptarë, është i përcaktuar përdorimi zyrtar i Gjuhës Shqipe.
Këtu duhet pasur parasysh se me Partinë Boshnjake të Dresheviqit, së bashku me DPS-në, marrëveshje ka edhe Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH, të cilëve si duket nuk u pengon ky qendrim i Dresheviqit, sikurse nuk u ka penguar as qëndrimi i DPS-së, prej para pak ditëshve, për Komunën e Plotë të Tuzit.
Si duket “Shqiptarët e vëndosur”, janë të vëndosur vetem për të ruajtur pozicionet dhe privilegjet e veta.
Albert Camaj