Një incident është regjistruar gjatë kësaj të ënjte në Kollashin në Ski-qëndren “Kolasin 1450”, ku sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se 3 shtetas shqiptarë dhe punonjësit e sigurisë të kësaj qendre janë konfrontuar verbalist për të vazhduar me rrahje masive.
Siç shkruan gazeta Vijesti, incidenti ka ndodhur për shkak të parkingut në këtë ski-qendër.
Sipas po të njëjtit burim, tre vëllezër nga Shqipëria, Eldon, Kevin dhe Sali Bajraktari pas rrahjes me punonjësit e sigurisë, janë arrestuar nga policia malazeze.
Në komunikimin e Ski-qendrës, Kolasin 1450 thuhet se në parkingun e tyre ka ardhur deri te një incident i vogël, pa pasoja që mund të ndikonin në mysafirët apo në prishjen e një ditë të suksesshme në qendër.
Megjithatë, nga video e postuar në rrjete sociale nuk bëhët fjalë për një incident të vogël. Në video vërehet të jetë një rrahje masive në mes 3 shqiptarëve në njërën anë, dhe 5-6 punonjësve të sigurisë në anën tjetër.
Nga dëshmitarë okularë ky incident u cilësua si urrejtje etnike në mes të shqiptarëve dhe vendasve.
Edhe pse afaristët vendas në Kollashin nuk janë të njohur për mikpritje ndaj turistëve shqiptarë, ata janë turistët kryesorë të Kollashinit gjatë muajve të dimrit, ndërkaq incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në sezonet e kaluara. /MALESIA.ORG/
Videon mund ta shikoni në linkun më poshtë: