Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e shumicës parlamentare të Maqedonisë , i dhanë dritë jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershem të përdorimit të gjuhës shqipes në institucionet zyrtare.
Në seancën e sotme gjatë votimit, munguan deputetët e VMRO DPMNE-se.
Debati për ligjin në fjalë ka nisur në Parlamentin maqedonas që nga muaji shtator, por nga mungesa e kuorumit nuk u arrit që kjo çështje të mbyllej në fundin e vitit të kaluar.
Me këtë Ligj parashikohet që përpos gjuhës maqedone, gjuhë zyrtare në këtë vend të jetë edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj.
Kjo marrveshje u arrit sipas marrëveshjes mes LSDM-së, së Kryemistrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe partive tjera politike shqiptare që participojnë në këtë Qeveri.
Albert Camaj
