Ai sot është një ndër grimierët më të famshëm në botë, pasi kujdeset për pamjen e disa prej personazheve më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar si motrat KardashianJenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj.
Artisti shqiptar i makeup-it Mario Dedivanovic i cili konsiderohet krahu i djathtë i Kim Kardashian, së shpejti do të vijë në Shqipëri, për të marrë pjesë në eventin për të cilin të gjithë po flasin në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për eventin e titulluar “Oda”, një mbrëmje gala gjigante që ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Eventi do të mbahet më 20 janar në Pallatin e Brigadave në Tiranë dhe do të ketë të ftuar emra të njohur të artit, sportit e biznesit, të cilët edhe do të vlerësohen me çmime të ndryshme.