Naser Krkanoviq dhe Marjan Junçaj kandidatët për Kryetar të Komunës së Tuzit

DPS-ja nuk është unike se kush do të jetë kryetar i komunës.

Mbledhja e Kuvendit të Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, në të cilën pritet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit si dhe të propozohen kandidatët për Kryetar të Komunës, nuk është caktuar ende.

Nga Këshilli komunal i DPS-në në Podgoricë, sipas gazetës DAN, kanë deklaruar se mbledhja nuk është caktuar ende, për shkak se mund të ketë ndryshime në koalicionin që do të formojë pushtetin lokal në Malësi, por edhe për shkak se brenda partisë nuk janë dakorduar ende se kush do të jetë Kryetar i Komunës.

Kryetari i DPS-së së Podgoricës, Vladan Vucelic, konfirmoi se Marjan Junçaj është propozimi i tij, por që kandidati nuk është emëruar zyrtarisht. Por, siç konfirmoi edhe ai, në DPS kanë mendime të ndara dhe se të gjithë nuk janë në pajtim.

Sipas informatave jozyrtare, një tjetër kandidat për Kryetar të Komunës është edhe Naser Krkanoviq, sekretar i DPS-së së Tuzit.

As formimi i koalicionit i cili do të formojë pushtetin në Tuz nuk është çështje e përfunduar.

Siç shkrua DAN, tani për tani është e sigurt se pjesë e koalicionit do të jenë DPS, Partia boshnjake, UDSH dhe Socialdemokratët, që kanë numrat e mjaftueshëm për formimin e shumicës, por që, sipas kësaj gazetë, koalicionit do ti bashkëngjitet edhe Alternativa Shqiptare.

“Ende nuk kemi pasur takime zyrtare, por e dimë se kush janë partnerët tonë tradicional të koalicionit, dhe besoj se kjo do të vazhdojë, por që sipas gjitha gjasave koalicioni do të zgjerohet”, tha Halil Dukoviq.

Bartësi i listës së ASH-së Nik Gjeloshaj ka thënë se nuk kanë marrë ftesë për negociata në formimin e koalicionit, kështu që nuk mund të flasë as nëse do të kenë kushte të caktuara për formimin e koalicionit me DPS-në, shkruan gazeta DAN.

“Nuk kemi pasur ftesë zyrtare për negociata. Se si do të deklarohemi do të shohim pastaj”, tha Gjeloshaj.

Ndërkaq në LDSH nuk besojnë se do të jenë pjesë e pushtetit, sepse siç thotë këshilltari Ivan Ivanaj, edhe pse nuk kishte negociata zyrtare, lirisht mund të thuhet se koalicioni tashmë është i formuar.

“Mendoj se kjo është punë e kryer, dhe nëse do të mbesë kështu, LDSH nuk është pjesë e atij koalicioni. Nuk ka pasur oferta zyrtare, por do të shohim. Nëse na ofrojnë diçka konkrete, ndoshta edhe bëhemi pjesë e pushtetit”, tha Ivanaj.

Ivanaj shprehi gatishmëri të jenë pjesë e pushtetit, por vetëm me kusht që mos të jenë vetëm dekor në çdo gjë, por që të iu mundësohet, në kuptim të plotë të fjalës, të ushtrojnë pushtet. /MALESIA.ORG/