Siç shkruan gazeta e përditshme “Dan”, negociatat zyrtare mbi formimin e pushtetit, pas zgjedhjeve të 26 nëntorit dhe 23 dhjetorit, ende nuk kanë filluar. Më së shumti mandate në këto zgjedhje ka fituar PDS, ndërsa nga kjo parti është deklaruar se do të bisedojnë me të gjithë në kontekstin e ofrimit të pjesëmarrjes në qeveri, me përjashtim të demokratëve.
Ndërkaq bartësi I listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, për gazetën “Dan”, theksoi se partia e tij nuk dëshiron të jenë pjesë e qeverisë me çdo kusht, ashtu siç ja kanë mveshur pas deklaratës së tij se ata do ta shikojnë ofertën.
“ Me sa duket, dikush dëshiron të arsyetojnë bashkëfajësinë e tyre me të gjithë, duke folur në llogari të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve si gjoja ajo dëshiron dhe me pa durim pret që të jetë pjesë e qeverisë dhe kështu duke abuzuar me deklaratën time, ku kam thënë se ne dëshirojmë të jemi pjesë e pushtetit. Domethënë, une kam thënë se ne duam të jemi pjesë e qeverisë, por jo me gjithkë dhe jo me çfardo çmimit. Veçanërisht jo të jemi dekor i dikujt siç është vendimi i disa partive të tjera, përndryshe në zgjedhje dilet për të ardhur në pushtet. Unë mendoj se një abuzim i tillë është një vepër penale, por unë këtë ua lë atyre. Dua të jem i qartë në qëndrimin tim se ne me një pushtet të këtillë dhe me satelitët e tyre lokal nuk bashkëpunojmë e as nuk do të bashkëpunojmë as në të ardhmen”, është i qartë Ivanaj .
Albert Camaj