Më 17 janar 2017, në Tuz-Malësi, nën organizimin e Ansamblit Shqiponja, u mbajt koncert, me rastin e 550 Vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, me të cilin njëkohësisht bëri edhe hapjen e Vitit të Skenderbeut.
Salla e Qendrës për kulturë ishte e mbushur përplot me spektatorë, ku duartrokitjet nuk munguan gjatë gjithë programit.
Në fillim u bë prezantimi i drames nga antaret e Ansamblit Shqiponja, kushtuar Gjergj Kastriotit, kurse fjalen e rastit për vepren e Kryetrimit e mbajti z. Mark Junçaj, profesor i historisë.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe mysafirë nga Shkodra dhe nga Ulqini, si SHKA Rozafa Expression, nën perkujdesjen e kompozitorit Zef Çoba si dhe Ansambli Trandafilat e “Shën Terezës”, ndërsa me pikat e veta u shfaqen edhe Shoqeritë Kulturo Artistike nga Malësia, “Besa”, “Koha”, “Liria”.
Mysafir i mbremjes ishte edhe lahutari i mirnjohur Jonuz Delaj.
Albert Camaj