Lidhur me formimin e pushtetit lokal në Tuz, DPS-ja ka ftuar në bisedime, të gjitha subjektet politike, me perjashtim të Demokratëve.
Siç njofton e përditshmja “Dan”, bisedimet kanë filluar me Partinë Boshnjake, lideri i së cilës, Nexhad Dresheviq, shpreson se do të formohet një koalicion i gjerë, ku do të ftohen edhe disa parti opozitare siç është Alternativa Shqiptare. Dresheviq nuk e zbulon se çka u ka ofrua partia në pushtet.
Nga Social Demokratet konfirmojnë ftesen per bisedime, por ato akoma nuk i kanë filluar.
Kryetari i UDSH-së së Tuzit, Fadil Kajoshaj, ka deklaruar se i mban bisedimet per të përfunduara dhe presin që të mbajnë pozitën e Kryetarit të Kuvendit.
I vetmi subjekt i cili ka refuzuar ftesën e DPS-së, është Lidhja Demokratike Shqiptare, lideri i së cilës Nikollë Camaj konfirmon ftesën dhe deklaron se subjekti i tij nuk ka gatishmëri të bëhet pjesë e një kombinatorike të tillë, prandaj as nuk sheh arsyen që të shkohet në bisedime.
Sipas “Dan”, jo zyrtarisht konfirmohet se do të bisedohet me Alternativen Shqiptare, me të cilën DPS, më së lehti do të merren vesh, mirëpo “Dan”, konfirmon se nuk ka pasur mundësi ta kontaktojë bartësin e listës së ASH-së, Nik Gjeloshaj.
Albert Camaj