“Gjurmë Shqiptare” – Kush po i tradhëton malësorët…?!

“Si janë perçarë shqiptarët në Tuz dhe në të gjithë Malësinë ? Asimilimi, presioni, interesat, ndarja fetare … Ky është një apel, një britëm, një formë për të reaguar e për të penguar atë që mund të ndodhë nesër !! Reagimi vjen duke mos heshtur !!, fillon emisioni “Gjurmë Shqiptare” i gazetarit Marin Mema i cili para disa ditësh ishte në Malësi për të dokumentuar situatën komplekse politike e kombëtare në vendin tonë.

Marini, tashmë shumë vite, me emisionet e tija është gjendur kudo ku çështja kombëtare është në lëkundje. Ka qit në dritë shumë fakte që koha i ka lënë në harresë, por edhe nga ato që ne i heshtim e të tjerët mundohen ti fshehin e falsifikojnë. /MALESIA.ORG/

Shiko emisionin: