Unioni Demokratik i Shqiptarëve rrinë pas marrëveshjes me DPS-në për formimin e pushtetit lokal në Tuz, çka nënkupton se i takon vendi i Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tuzit.
Këtë e tha kryetari i deritashëm Fadil Kajoshaj, shkruan CDM.
“Dëgjohen biseda të ndryshme në lidhje me mundësinë e ndarjes së funksioneve, edhe pse ne tashmë jemi rënë dakord me DPS-në se neve na takon vendi i Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa tashmë edhe subjekte tjera politike janë të interesuar për këtë funksion, ndërsa kërkojnë nga na që t’ia japim këtë vend dikujt tjetër”, tha zyrtari i UDSH-së Fadil Kajoshaj.
Ai në veçanti theksoi se UDSH mori këtë qëndrimin dhe nuk do të heqë dorë, ndërsa më parë pranojnë të mbesin jashtë pushtetit lokal në Tuz. “Nëse dikush nuk është mirënjohës dhe nuk di se si të vlerësojë kontributin e UDSH-së për këtë shtet dhe për këtë qeveri, kryesisht duke punuar në interesa të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është punë për ta”, tha Kajoshaj.
Sipas tij, në momentet më të rënda dhe më të rëndësishme për këtë shtet, ishin pran ata të vetmit nga partitë e pakicave. “Ne ishim të vetmit këtu për të ndihmuar këtë shtet për të fituar vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian,” përfundoi Kajoshaj.
Para disa ditësh në medie doli informacioni se Alternativa Shqiptare ka kushte për pjesëmarrje në pushtet lokal me DPS-në, e ndër tjerash është edhe vendi i Kryetarit të Kuvendit. /MALESIA.ORG/