Në emër të Fondacionit Simon Filipaj nga New Yorku dhe Shoqatës Don Gjon Buzuku nga Ulqini, prof. Bahri Brisku, Zef Kovaçi dhe Gjergj Pepgjoni, morën pjesë në takim me kryetarin e Komunës Nazif Cungu me datë 29.1.2018, njofton portali Ul-info.
Qëllimi i takimit ishte caktimi i një lokaliteti për ngritjen e përmendores së Skenderbeut.
Përmendoren e financon Fondacioni, kurse punët administrative dhe organizimin do t’a bëjë Shoqata Don Gjon Buzuku, kumtoi Pepgjoni.