SH.K.A “Rapsha”, zgjodhi kryesinë e re

SHKA “RAPSHA” me 28.01.2018 në Drume, mbajti Kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor.

Antarët e kësaj shoqate në përputhje me statutin dhe vullnetin e lirë, zgjodhën Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që do të udhëheq këtë shoqatë për dy vitet e ardhshme.

Kryetar i SHKA “RAPSHA”- Lucë Junçaj, Nënkryetar-Shtjefën(Cicko)Junçaj, Arkatar-Nua Gjonaj, Sekretar-Kristijan Lajçaj, Kryetar i Këshillit Drejtues-Driton Junçaj, Udhëheqës artistik-Nikollë Junçaj, Udhëheqës artistik-Zef Pjetri Gjonaj, Antare e këshillit drejtues-Kristinë (Tina)Junçaj, Antar i këshillit drejtues-Zef Kola Gjonaj, Antar i këshillit drejtues-Mark Junçaj

SHKA “RAPSHA “,është organizatore e festivalit mbarëkombëtar “RAPSHA” qe organizohet në Malësi të Madhe dhe e logut tradicional të Shnjonit në Vitojë, Gjithashtu kjo shoqatë është pjesëmarrëse e të gjithë festivaleve të folklorit në mbar trojet Shqiptare.  

SH.K.A Rapsha