Partitë shqiptare fitojnë shumicën e mandateve në Ulqin

Sot në Ulqin u zhvilluan zgjedhjet lokale në të cilat sipas rezultateve paraprake, partitë shqiptare kanë fituar shumicën e mandateve. 

Sipas këtyre rezultateve Forca ka fituar 9 mandate, po aq sa edhe DPS-ja. Koalicioni ”Zgjohu Ulqin” (PD-LDMZ-Perspektiva) ka fituar 7 mandate dhe UDSH 3 këshilltarë.

Nëse llogariten këto rezultate, partitë shqiptare kanë shumicën me 19 mandate nga 33 sa ka Kuvendi i Ulqinit, çka nënkupton se ato mund të formojnë pushtetin në Ulqin dhe të largojnë DPS-në e Milo Djukanovic-it në opozitë.

Rezultatet paraprake:

Socialdemokratët – 3 mandate
Unioni Demokratik i Shqiptarëve –  3 mandate
Partia Boshnjake – 0 mandate
Demokratet – 0 mandate
Forca – 9 mandate
SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate
SDP – 0 mandate
Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
URA – 2 mandate
DPS – 9 mandate

/MALESIA.ORG/