KSHZ i jep mandatin e Forcës Partisë Boshnjake

 Komisioni Zgjedhor i Shtetit të MZ, miratoi sot ankesën e Partisë Boshnjake, e cila pretendon se i takon një mandat në bazë të aksionit afirmativ, për listat e popujve pakicë.

Në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit në Ulqin, kjo parti kishte fituar 339 vota.

Pas këtij vendimi të KSHZ, Forca e Re Demokratike, mbetet pa një mandat, dhe e vetmja mundësi që i ka mbetur është t’i ankohet Gjykatës Kushtetuese.

Sipas burimeve te portalit Malesia.Org, Forca ka paralajmëruar ankesë pranë Gjyqit Kushtetues.

Për të pasur të drejtë në shfrytëziminin e aksionit afirmativ, Partia boshnjake do duhej të kishte theksuar në regjistrim për pjesmarrje në zgjedhje, nëpërmes formularit përkatës, çka sipas burimeve të Malesia.Org, nuk e ka bërë.

Në shqyrtim të Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, janë edhe ankesat e parashtruara nga Mali i Zi Demokratik dhe Partia Social Demokratike, të cilët kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime.

Nëse zgjedhjet përsëriten në këto vendvotime, atëherë mandatet mund t’i fitojnë edhe këto dy subjekte politike, të cilat për shumë pak vota nuk e kaluan cenzusin, dhe si pasojë e kësaj mandatin do ta humbnin DPS-ja dhe SD-ja.

Albert Camaj