Fadil Kajoshaj për herë të tretë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuader të Kryeqytetit

Në vazhdimin e seancës konstitutive të parlamentit të komunës së Tuzit, komunë në kuader të Kryeqytetit, të mbajtur ditën e sotme Fadil Kajoshaj, nga radhet e UDSH-së, për herë të tretë u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, për të cilin votuan 20 këshilltarë nga radhet e pozitës, ndërsa keshilltaret nga opozita nuk moren pjesë në votim.

Gjatë diskutimit në seancë pati përplasje ndermjet pozites dhe opozites, por vlen të veçohet polemika ndermjet këshilltarit të ASH-së Nik Gjeloshaj dhe atij të UDSH-së,Enis Gjokaj, të cilët e akuzuan njëni tjetrin për shkelje të marrëveshjes së Tiranës.

Këshilltari Gjokaj e akuzoi haptazi ASH-në, se lufta ishte për pushtet, faktikisht për të ia zënë vendin UDSH-së dhe për të ardhë në atë vend ASH-ja.

As Gjeloshaj nuk e mohoi këtë konstatim, por pohoi se vendi i kryeparlamentarit do të duhej t’i takonte ASH-së, pasiqë ka më shumë mandate. Madje tha se Malësinë mund ta udhëheqin vetem PDS dhe ASH, pasiqë kanë vota në ç’ do vendvotim.

Kurse nga klubi i këshilltarëve të LDSH-së, këshilltari Ivan Ivanaj, mospërkrahjen e LDSH-së, e arsyetoi për qellime principjele për ç’arsye as nuk kanë marrë pjesë në bisedime.

Po ashtu edhe këshilltari i Demokratëve Shtjefen Camaj, tha se nuk mund ta përkrahin kryetarin e propozuar pasiqë në vitin 2010, ky koalicion i largoi nga puna tre profesionist.

Ndërkaq këshilltari i PDS-së Halil Dukoviq, tha në fund së ka hapësirë ende për zgjerime të koalicionit.

Kjo i bie se sipas të gjitha gjasave në seancen e radhës do të jetë në rendin e ditës zgjedhja e Kryetarit të Komunës.

Albert Camaj