Me marrëveshjen për kufirin ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, ekziston mundësia e vërtetimit të disa korrigjimeve teknike të vijës kufitare, por nuk mund të ketë ndryshime të veçanta, ka theksuar shefi i diplomacisë malazeze, Srdjan Darmanovic.
Presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic, e kanë nënshkruar të premten deklaratën e përbashkët me të cilën i bëhet ftesë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin shtetëror, të nënshkruar në Vjenë, me 26 gusht të vitit 2015.
I pyetur që të komentojë nëse në bazë të kësaj marrëveshje mund të ketë ndryshim të kufirit, Darmanovic, ka theksuar se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanovic-it, është vërtetim i asaj që shkruhet në marrëveshje, në nenin 7 të saj.
Marrëveshja për kufirin duhet të ratifikohet dhe këtu është fjala vetëm për disa korrigjime eventuale teknike të cilat nuk mund të kenë rezultate negative as për njërën dhe as për palën tjetër në procesin negociues, ka theksuar Darmanovic.