Identifikohet sulmuesi i ambasadës amerikane në Podgoricë

Policia malazeze ka vërtetuar identitetin e personit për të cilin dyshohet se ka hedhur bombën në oborrin e ambasadës amerikane, mbrëmë vonë. Bëhet fjalë për Dalibor Jaukovic (42) nga Podgorica, shtetas i Malit të Zi. Pasi hodhi bombën në oborrin e ambasadës, Jaukovic kreu vetëvrasje.

Tani për tani, përjashtohet mundësia se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Jaukovic ishte veteran i ushtrisë jugosllave ndërsa ishte dekoruar në vitin 1999 me medalje “për angazhim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të vendit”, të nënshkruar nga Slobodan Milosevic. /MALESIA.ORG/