Lidhja Demokratike Shqiptare shpreh indinjatë të thellë për aktin e mbrëmshëm terorist, mbi Ambasaden e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
LDSH, sulmin mbi pronën dhe interesat amerikane i kupton si sulm mbi interesat tona, prandaj thellësisht bashkëndjen me personelin e Ambasadës, por në të njëjtën kohë shprehet e kënaqur që ky akt antinjerezor nuk pati pasoja për të punësuarit.
Duke shpresuar që ky të jetë akt individual, presim reagimin adekuat të të gjitha strukturave politike në Malin e Zi.
Nikollë Camaj, kryetar
