Infrastruktura e dobët, e bazuar kryesisht në riparime dhe arnime, në Malësi, e sidomos në Tuz, që është qendra e Malësisë, është pasqyra më e mirë e këtij pushtetit pothuajse 30 vjeçar, si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal.
Nësë të qëllon të udhëtosh me makinë nëpër Malësi, të bien në sy fakti se përpos trafikut të rënduar në qytezën e Tuzit dhe mosrepsektimit të kodit rrugor, gjendja e infrastrukturës, sidomos gjatë reshjeve të shiut, është në gjendje të mjerueshme.
Kjo gjendje në qendren e Tuzit, jo vetem se është kaotike për komunikacion, por gropat e hapura, të maskuara sepse janë të mbushuar me ujë, paraqesin rrezik potencial për vozitësit, automjetet e tyre, por edhe për qytetarët në përgjithësi.
Gjendja nuk është më e mirë as nëpër fshatrat e Malësisë, ku infrastruktura është joadekuate edhe në periudhën pa shira, sepse ka përplotë handeqe të hapura nga ndertimi i ujësjellësite të cilat nuk u riparuan kurrë.
Një aks rrugor që duhet veçuar si tejet të dobët e të pambajtur është edhe rruga nëpër luginën e Cemit, ku gropat dhe arnimet jo adekuate janë shumë të rrezikshme.
Kjo rrugë e lënë pas dore, me vite është në plan që të ripunohet, për t’u lidhë me shtetit shqiptar, por jo se nuk është ripunuar, por ka vite që as nuk është arnuar.
A thua sepse këto fshatra janë bastion i partive shqiptare?
Vlen të ceket se nga kjo rrugë varet e dhe hapja e pikës kufitare në Grabom, ku Shqipëria vetem e ka ndertuar rrugen deri në kufi me Malin e Zi.
As rruga kryesore që lidhe dy shtete, Malin e Zi dhe Shqipërinë, edhe pse e riparuar, nuk është në gjendje të mirë.
Ajo paraqet pasqyrë të dobët për kalimtarët jo vendas, të cilët fitojnë përshtypje sikur në këtë vend as që jetohet. E pra, falë banoreve të Malësisë, dhe me ndihmen e partive satelite, ky pushtet po mbijeton edhe sot.
Në fund, duhet veçuar se te hyrjet e oborret, madje edhe deri te garazhat dhe amviserite e funksionarëve partiak, të partisë në pushtet dhe të aleatëve të saj, nuk mungon asfalti i ri.
Albert Camaj