Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, sot në Shkollën Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në Guci shënoi 7 Marsin Ditën e Mësuesit, ditë kjo e cila konisderohet, si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave të gjuhës shqipe.
Në emer të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, të pranishmit i përshëndeti z. Ismet Kallaba, kryetar i Komisionit për Arsim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës shqipe, pranë KKSH-së.
Ndërsa nënryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Bujar Hasangjekaj dhe sekretari Faik Nika, në emer të KKSH-së , i bënë dhuratë kësaj shkollë portretet e kolosëve të letrave, kultures dhe botës shqiptare, të cilat do të jenë të pranishme në hapësirat e kësaj shkollë.
Manifestimi i Ditës së Mësuesit i përgatitur nga mësimdhënësit e kësaj shkollë u përcoll edhe me program të larmishëm kulturo-artistik e muzikor, me këngë, recitime e valle të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.
Albert Camaj