Lideri i DPS-së, Milo Djukanovic, ka theksuar se vendimi që të kandidohet në zgjedhjet presidenciale është shprehje e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe zhvillimit të mëtejmë të Malit të Zi, duke shtuar se shpreson në fitore që në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Këshilli qendrorë i DPS-së, e ka përkrahur njëzëri propozimin e kryesisë që kandidat i kësaj partie për president të jetë, Milo Djukanovic.
Përndryshe Djukanovic është kryetar i DPS-së që nga viti 1997, ndërsa ishte Kryeministër në periudhën 1991-1998, 2003-2006, 2008-2010 dhe 2012-2016.
Ai gjithashtu ishte edhe President i Malit të Zi në periudhën 1998-2002.
Në rajon, por as në Evropë, që nga rrëzimi i diktaturave, nuk ka edhe një pushtetar që mbajti dhe vazhdon të mbanë pushtet për një periudhë kaq të gjatë kohore. /MALESIA.ORG/