Të reshurat e shumta dhe përmbytjet pranverore në Malësi, tashmë janë bërë pothuaj të rregullta, në sezonin kur bujqit kanë më së tepertit nevojë për ditë me diell. Kështu edhe sivjet arat e mbjellura, sidomos ato me patate të hershme, u gjinden nën uje, në kohën kur vetem kishte filluar vegjetacionin. Sot, në vënd se bujqit e Malësisë të merren me punët rreth patates së hershme, në ara me to, ata peshkonin.
Uji është afruar deri te pragjet e shtëpive, në Narhlem, kurse në Vitojë ka mbuluar skenën verore. Duhet vlerësuar se për shkak të të reshurave të shiut në vazhdim, si dhe për shkak të shkrirjes së borës në veri, dhe prurjeve të ujit nga Vau i Dejes, me çka ngushtohet gryka e Bunës për t’u derdhur uji i Liqenit, rrezikon që niveli i ujit të rritet edhe tutje, çka do të rrezikonte siperfaqe të tëra, të pa mbuluara me ujë deri tani, por edhe vetë shtëpitë të cilat ujin sot e kanë vetem në prag.
Shpresojmë se të reshurat të ndalin, përndryshe edhe ky vit për një pjesë të bujqëve të Malësisë do të jetë i shkuar dam.
Albert Camaj