Arrestohet Marko Gjuriq, shef i të ashtuqujturës Zyrë për Kosovën

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë hyrë në sallën ku po mbahej tubimi në veri të Mitrovicës dhe kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi ka hyrë në Kosovë pa leje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit.
Thaçi ka njoftuar se sa është njoftuar nga organet kompetente se Marko Gjuriq ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.