Alternativa Shqiptare në përkrahje të Djukanovic-it, për president

Kryesia e Alternativës Shqiptare, në seancën e mbrëmshme, solli vëndim që të përkrah kandidatin e koaliconit qeverisës në nivelin republikan, Milo Djukanovic, kumtuan nga kjo parti politike, shkruan gazeta “Vijesti”

Siç kumtuan, ata janë të bindur se Djukanovic është përsonalisht garanci e integrimeve euroatlantike, marrëdhënieve të mira në rajon dhe demokracisë multietnike në Mal të Zi.

Siç kumtojnë, ata mendojnë se politika e jashtme e koalicionit qeverisës, ka kontriboua në përmirsimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira midis Malit të Zi, me Shqipërinë dhe Kosovën.

„Duhet të shtojmë se si partner të koalicionit në nivelin shtetëror, realizuam komunën e plotë të Tuzit dhe kjo është edhe një nga arsyet që të përkrahim zotëri Djukanovicin, i cili është obliguar që si garanci në muajin shtator të shpallë zgjedhjet për komunë të plotë dhe me këtë të vëmë pikën në kërkesat tona disa vjeçare“, përfunduan nga Alternativa Shqiptare