Njoftim: Do të shfaqet drama “Burra pa gra” në QKI Malësia në Tuz

Të premtën, më 30 mars 2018, me fillim në ora 19, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të shfaqet drama “Burra pa gra” e grupit të autorëve nga Peja.


Kjo shfaqje vjen si bashkëpunim mes Teatrit “Istref Begolli” dhe Qendrës rinore “Ate Lorenc Mazreku” gjithashtu nga Peja.

Një histori ndryshe, një baba me plotë ambicie të parealizuara, shkakëtar djali apo gruaja e tij, që nuk arriti ti mbijetoj lindjes së djalit, përgjegjësi që me vështirësi e përballon, djali rritet dhe nuk ecën në një linjë me babain, ëndrra të ndryshme, probleme të mëdha, raporte të tensionuara që përfundojnë gjithmonë keq ose edhe mirë varet si ne i gjykojmë, ëndrra e babait që djali i tij të bëhet futbollist, A realizohet ëndrra që djali i tij të fitoj një trofe? Babai mund të gaboj ndonjëherë apo jo? Këtë mund ta kuptosh ose edhe jo. Nuk e di.

Regjia: Kushtrim Mehmetaj
Producent: Faik Zekaj
Aktor: Fisnik Sykaj, Agon Balaj
Muzika: Memli Kelmendi
Kostumografia: Fatbardha Shala
Ndriçimi: Ali Thaçi
Mjeshtër skene: Haxhi Nikçi dhe Ali Thaçi.

Samir Beqaj,
QKI “Malësia” Tuz