Më 6 prill 2018, në QKI “Malësia”, në Tuz, në kuadër të vitit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe për nderë të 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, të vitit 1911, të udhehequr dhe realizuar nga heroi ynë kombëtar Dedë Gjo Luli, u mbajt program i pasur festiv nën organizimin e Shoqatës “Dedë Gjo Luli”.
Programi ishte i gërshetuar me pika të ndryshme argëtuese, me elemente drame, kushtuar veprës së heroit tonë mbarëkombëtar Gjergj Kastritotit Skëndërbeut.
Të pranishmit i argëtuan Ansambli autokton “Rugova”, nga Kosova, i cili tash 70 vite me radhë po ruan dhe kultivon traditën shqiptare, Shoqata Kulturo Artistike “Dedë Gjo Luli” nga Hoti, e cila me nderë mban emrin e kryeprijësit malësor dhe këngëtarët e mirënjohur nga Kosova dhe Tetova, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, të cilët i dhurun publikut malësor një atmosferë të zjarrtë, e të cilët u përcollën nga publiku me duartrokitje të shumta.
Shkodran Tolaj arriti që pothuaj krejt sallën ta ngirsë në këmbë për të vallëzuar dhe kënduar së bashku.
Këngë kushtuar Skenderbut këndoi edhe e talentuara e re nga Malësia Arta Çunmulaj.
Ndërkaq festimi nuk mbaroi këtu, pasiqë të rinjtë e Malësisë çifti Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, i argëtuan deri në orët e vona të mbrëmjes në lokalin “Main Street” caffe.
Vlen të ceket se e gjithë dita e 6 Prillit kaloi me aktivitete festive në forma të ndryshme.
Përveç homzaheve në Bratilë dhe vizitës shtëpisë muze të Dedë Gjon Lulit, nga LDSH-ja, një grup i Tifozave Kuq e Zi nga Malësia, shpalosën flamurin shqiptar në majën e Deçiqit legjendar.
Albert Camaj