Antaret e Grupit të Tifozave Kuq e Zi, Tuz-Malesi, me rastin e 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, kësaj date të lavdishme të historisë sonë, shpalosen Flamurin shqiptar në piken më të lartë të Deçiqit legjendar. Ishte kjo një vizite për nderë të të parëve tonë që lufuan dhe shkruan me gjakë të vet historinë shqiptare, pasiqë në vitin 1911, këtu iu vu gurthemeli kryesor Shqipërisë, të cilës çatia do vihet një vit më vonë, në Vlorë. Flamuri i permasave të mëdha, i cili u shpalos nga Tifozat Kuq e Zi, ështe në pronësi të Agron Pllumaj, prandaj Tifozat Kuq e Zi, i janë mirnjohës dhe e falenderojnë. /Albert Camaj/