Nga Gjekë Gjonaj
Emri i Nokollë Lucë Keqit Gjonaj nga fshati Drume i malit të Hotitt të Malësisë është i njohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë në ish-Jugosllavi. Vëmendjen e opinionit ( popullit) e tërhoqi që në moshën 15-vjeçare, kur i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore Nacionalçlirimtare, ka fundi i vitit 1942 dhe fillimi i vitit 1943. Edhe pse në moshë shumë të re merrë pjesë në çlirimin e Tuzit, në radhën e Brigadës së 22 shqiptare. Që atëherë e dëshmoi shpirtin e tij çlirimtar për liri e për pavarësi. Në luftë u tregua guximtar e trim. Në paqe u dëshmua si paqëdashës me vlerat më të ndritshme dhe më të larta të dinjitetit njerëzor. Gjithmonë në shërbim të popullit dhe të interesit të përgjithsëm publik. U rrit, u edukua, u formua dhe u arsimua me nder. Me nder jetoi gjithë jetën e tij të gjatë. Lindi më 7 nëntor të vitit 1926 në Drume të Hotit , Komuna e Titogradit . U rrit në kohën e tronditjeve të paraluftës. Në moshë të re mbetet pa baba, të cilin e pushkaton Ushtria e Mbretërisë së Kroatëve dhe Sllovenëve. Furtuna e luftës ia ndëpreu lojërat e fëmijërisë dhe ua zuri frymën vizioneve të jetës.
Ky burrë i ndershëm e zëmadh, në Malësi e më gjerë, do të përmendet gjithmonë për të mirë. I këtillë ishte edhe në kohën e paraluftës edhe të luftës edhe pasluftës Gjithnjë aktiv për të mirën e banorëve të Malësisë dhe të gjithë qytetarëve të shtetit në të cilin jetoi. Ishte dhe mbeti person i dalluar edhe si drejtues i zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë.
Pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimatre me angazhimin e tij në punë dhe me aktivizmin politik ai ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe formimin e shtetit të ri të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë: si sekretar i Lidhjes së Komunistëve të Rinisë së Jugosllavisë, si kretar i parë i Komunës së Tuzit pas luftës 1952-1955, si delegat i Kuvendit Popullor të Malit të Zi në dy mandate, si ministër pa portofol i Këshillit Ekzekutiv të Republikës së Malit të Zi nga viti 1982, si këshilltar në Kuvendin e Malit të Zi, si sekretar dhe kryetar i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Komunës së Podgoricës, si kryetar i Kryqit të Kuq të Malit të Zi dhe Kryqit të Kuq të Jugosllavisë, si kryetar i Komisionit për delegim në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë,si kryetar i Komisionit Republikan për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe Komisionit për Buxhet e Politikë të Brendshme, Komisionit për zgjedhje e emërime dhe çështje kadrovike dhe dhjetë komisone tjera.
Të gjitha çmimet, mirënjohjet , kujtimet e medaljet iu dhanë me meritë në shtetin i cili sot nuk ekziston, në të vcilin Nikolla ka jetuar, ka krijuar dhe ka punuar me nder e dinjitet. Ka marrë pjesë në aksione punuese vullnetare në autosdradën “ Vëllazërim-Bashkim” në vitin 1949 , kur është shpallur sulmues i dyfisht. Në atë kohë pjesëtarët e aksioneve punuese shpërthyen mallet, ndaluan lumenjt e shpejt dhe ndërtuan sallat e fabirkave.
Nikolla me kënaqësi e kujtonte shoqërimin ku askush nuk shtronte pyetjen “ kush është kush” dhe parullat e dikurshme “ Ne ndërtojmë hekurudhën, hekurudha na ndërton ne “, “ Autostrada Vëllazërim Bashkim dhuratë e rinisë së popullit, partisë dhe Titos”, aksionet e rinisë në të cilat morën pjesë më shumë se dy milionë të rinjë të cilët i dhuruan popullit të vet më shumë se 130 milionë orë pune.
Shteti i ri, konteksti i ri shoqëroro-politik kërkuan precizimin e asaj çka duhet, pse dhe në ç’mënyrë duhet të realizohet. Përfundimisht është duhej përcaktuar kah bashkësia nacionale në rrethana të reja. Kur shtrohej pyetja që të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, në fillim të viteve 1950 të shekullit të kaluar Nikolla nismën e priti i përgatitur. Ka organizuar me përfaqësuesit e partisë-anëtarët e Komitetit vizitën nëpër fshtarat e Malëisë në mënyrë që banorët drejtpërdrejt të deklarohen për nevojën e arsyeshme të shkollimit të tyre në gjuhën amtare ( shqipe). Kjo zgjidhje ka qenë e bazuar në ligjet e shtetit, si shprehje imediate e demokracisë së popullit pakicë.
Mbrojti pa hezitim nevojën e shkollimit dhe arsimimit të të rinjve nga treva e Malësisë edhe jashtë Malit të Zi, sidomos të femrave duke u përpjekur që të thyejë format patriarkale të sjelljes dhe veprimit. Në këtë kontekst gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dakordohet me udhëheqësinë e Kosovës dhe siguron shkollimin dhe stipendimin e femrave të para nga treva e Malësisë.
Në marrëveshje me gjeneralin Jaukoviq objekti i kazermës ushtarake të Tuzit i jepet Gjimnazit “ 25 Maj”, meqë deri atëherë ka punuar si paralele e ndarë e Gjimnazit “ Sllobodan Shkeroviq” të Titogradit. Në hapjen e Gjimnazit “ 25 Maji” në vitin 1974 Nikolla theksoi rëndësinë e hapjes të një istitucioni të tillë arsimor për Malësinë dhe vuri në dukje se rëndësia e saj është si “ një fabrikë e madhe e dijes” për të ardhmen dhe prosperitetin e vendit.
Pas tërmetit të 15 prillit 1979 si kryesues i Komisionit për fatkeqësi elemntare arriti t’i orientojë mjetet funanciare në shumë prej 7 miliardë dinarë për ndërtimin e objektit të Gjimnazit të Tuzit , kurse kushtoi 14 miliardë.
Nën mbikqyrjen e tij janë ndërtuar shumë objekte të infrastrukturës. Përcolli shpërthimin e rrugës Tuz-Hot, e cila u ndërtua në vitin 1966 falë punës së palodhshme të banorëve vendas dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë, kurse është asfaltuar në vitin 1971 me pjesëmarrjen e bashkësislë shoqërore , banorëve bvendas dhe mërgimtarëve. Nikolla ishte nismëtar i asfaltimit të rrugës Titograd – Tuz në vitet 60 të shekullit të kaluar. Me kontributin e tij modernizimi i kësaj rrugë kjo rrugë u rëndiditë në planin e zhvillimit të Malit të Zi per vitet 1966 -1967. Mjetet buxhetore federale u transferuan në rikonstruksionin e kësaj rrugë nga Fondi për trevat e pazhvulluara ndërkufitare dhe rekonstruksionin e rrugës Tivar-Ulqin.
Nikollë Gjonaj i takon atij grupi të rrallë të njerëzve me më autoritet. Si pajtimtar i gjaqeve në Malësi pajtoi shumë familje në ngatërresë. Në tubimin në Malësi në vitin 1970, kur themelohet Besëlidhja e Malësisë , zgjidhet kryetar i saj për krahinat Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Fundna dhe Tuz, falë së cilës u ndaluan shumë hakmarrje dhe u vu pikë në Kanunin e Lekë Dukagjinit gjashtë shekuj të vjetër “ sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak” . Idenë e pajtimit të gjakut e shtriu edhe në Shqipëri meqë gjakmarrja sipas dëshmive hiostorike dhe analeve gjyqsore ka qenë një ndër fatëkeqësitë më të mëdha në Mal të Zi dhe Shqipëri.
Nikollë Gjonaj ka folë pak , e ka punuar shumë. Si njeri shumë modest kurrë nuk e ka ngritur veten dhe nuk e deshti të huajën. Çdo njeri e priti buzagaz . Me ballë çel, E me fytyrë të çiltër. Përherë i është përmbajtur thënies “ Në gjykime jeshë i përmbajtuir” , çka me siguri e rekomandoi që të marrë Çmimin Ambasador Botëror i Paqes .
Ishte i përkushtuar edhe ndaj familjes dhe bashkudhtar besnik jetësor i bashkëjhortes së tij Marisë. Njeri i vërtet dhe i drejtë në kuptuimin e plotë të fjalës. I pajisur dhe i stolisur me virtytet meë të larta njerëzore. Njeri i denjë për nderim dhe admirim.
Në kujtimet e njerëzve ka mbetur si njeri i mrekullueshëm . Njeri i madh. Njeri me shiprt fisnik. Njeri me zemër të madhs.I përmbajtur. I durueshëm. Jovetiak. Shpirtdlirësia , njerëzia dhe morali i pastër janë virtyte që e kanë brumosur dhe ushqyer qenien e tij. Këto vlera dhe qëndrime të tij tij të jetës dallohen edhe në anëtarët e familjes shumëantëarshe të Nikollës, shokëve e miqve të tij. Lum ai që jeton e vepron me nder e me autoritet si Nikollë Luca, thonë në Malësi.